Sulmet ruse mbi Ukrainë/ Zelensky: 1 milion banorë pa energji, perëndimi të reagojë

Sulmet ruse mbi Ukrainë/ Zelensky: 1 milion banorë pa energji, perëndimi të reagojë

Rusia nuk ka ndalur sulmet me dronë dhe raketa balistike mbi Ukrainë, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike, si pasojë e të cilës mbi 1 milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Në lidhje me sulmet ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se ndërtesat e banimit dhe objektet energjetike u goditën në sulm rus, ku u përdorën 242 dronë dhe 13 raketa balistike. Sipas Zelensky-t, Rusia po shfrytëzon ditët e ftohta te dimrit për të kryer sulme mbi infrastrukturë dhe synimi i saj është shkatërrimi total i vendit.

 

"Sulmi ndodhi pikërisht në këto ditë të ftohta dimri dhe acari, duke vështirësuar jetën normale të qytetarëve. Raketa ruse goditën edhe ambasadën e Katarit në Ukrainë, një shtet që po bën kaq shumë për të ndërmjetësuar me Rusinë për arritjen e paqes."

 

Presidenti Zelensky, e akuzoi Rusinë  për "tallje" dhe kërkoi sërish mbështetje nga Perëndimi, duke thënë ndër të tjera se kishte frikë nga "një sulm i ri masiv rus".

 

"Rusia duhet të marrë sinjale se është detyrim i saj të përqendrohet në diplomaci dhe duhet të ndiejë pasojat sa herë që përqendrohet përsëri në vrasje dhe shkatërrimin e infrastrukturës. Sulmet e fundit shërbejnë si një kujtesë shumë e fortë për të gjithë partnerët tanë se mbështetja e mbrojtjes ajrore të Ukrainës është një përparësi e përhershme."

 

Java që lamë pas ka qenë e ngjeshur për presidentin ukrainas në takime me ndërkombëtarët në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar planin e paqes së propozuar nga SHBA, duke respektuar të gjitha pikat për të mos cenuar pjesën territorial të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy