Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën pasi Kievi u godit herët të shtunën nga një valë raketash balistike ruse, sipas autoriteteve ukrainase.
Shërbimet e emergjencës njoftuan se shpërthimet shkaktuan zjarre dhe dëme të mëdha në pesë lagje të kryeqytetit, ndërsa mbi 100 persona u evakuuan nga zonat e prekura.
Lagjja Darnytsky ishte ndër më të goditurat, me shtatë viktima, ndërsa në Solomiansky u vranë dy persona pas dëmtimit të një ndërtese banimi.
Banorët raportuan shkatërrime të mëdha dhe autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të qëndronin në strehimore gjatë alarmit ajror.
Sulmi ndodhi në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA nuk ka marrë ende një vendim për t'i lejuar
Ukrainës prodhimin e interceptorëve Patriot, duke e cilësuar transferimin e kësaj teknologjie si "një çështje të vështirë". Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të kërkojë mbështetje shtesë nga Uashingtoni për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.



