Një ofensivë ushtarake ruse kundër vendeve të NATO-s mund të ndodhë në një të ardhme relativisht të afërt nëse Kremlini e konsideron momentin të përshtatshëm.
Kështu paralajmëroi të premten komisioni parlamentar i mbrojtjes i Suedisë.
“Një sulm i armatosur kundër Suedisë ose aleatëve të saj nuk mund të përjashtohet ", shkroi komisioni në një raport.
“Ofensivat ushtarake ruse, për të testuar kohezionin dhe besueshmërinë e Nenit 5 të traktatit të NATO-s, mund të ndodhin në një të ardhme relativisht të afërt nëse Kremlini e konsideron situatën politike të favorshme”, shtoi ajo.
Neni 5 përcakton se një sulm i armatosur kundër një vendi anëtar të Aleancës do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve.



