Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Në takim Trump-Putin është planifikuar në ditët në vijim

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Në takim Trump-Putin është planifikuar në ditët në vijim

Pas takimit me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff, Vladimir Putin do të takohet me presidentin amerikan në ditët në vijim.

Kështu bëri me dije këshilltari diplomatik i presidentit rus, i cituar nga agjencitë ruse. 

"Me sugjerimin e palës amerikane, u arrit një marrëveshje për të organizuar një takim dypalësh në nivelin më të lartë në ditët në vijim, domethënë një takim midis Presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump ", tha Yuri Ushakov, pa specifikuar vendndodhjen e takimit.

“Një takim në nivelin e udhëheqësve mund të çojë në një paqe vërtet të qëndrueshme” , deklaroi Volodymyr Zelensky disa minuta më parë.

Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për një takim me homologët e tij rusë dhe amerikanë për disa javë.

Të mërkurën, Yuri Ushakov tregoi se Rusia nuk i ishte përgjigjur ende idesë amerikane për një takim trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy