Kryeministrja e Danimarkës: Trump të ndërpresë kërcënimet për aneksimin e Groenlandës

Kryeministrja e Danimarkës: Trump të ndërpresë kërcënimet për aneksimin e Groenlandës

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen me anë të një deklarate për mediat drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se nuk ka kuptim që SHBA të marrin Groenlandën.

 

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë bazë ligjore për të aneksuar një nga tre vendet e Mbretërisë së Danimarkës.

 

Ajo i bën thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që të ndërpresë kërcënimet kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi tjetër që ka deklaruar shumë qartë se nuk janë në shitje.

 

Duhet t’ua them shumë qartë Shteteve të Bashkuara: Nuk ka asnjë kuptim të flitet për ndonjë domosdoshmëri që Shtetet e Bashkuara të marrin Groenlandën. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë bazë ligjore për të aneksuar një nga tre vendet e Mbretërisë së Danimarkës.

 Mbretëria e Danimarkës dhe për këtë arsye Groenlanda, është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye mbulohet nga garancia e sigurisë kolektive e Aleancës. Ne kemi një marrëveshje mbrojtjeje midis Mbretërisë së Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara që i jep SHBA-së akses të gjerë në Groenlandë. 

 

Përveç kësaj, Mbretëria ka bërë investime të konsiderueshme në siguri në Arktik. Prandaj, i bëj thirrje fuqimisht Shteteve të Bashkuara të ndërpresin kërcënimet e tyre kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi tjetër dhe një populli tjetër që kanë deklaruar shumë qartë se nuk janë në shitje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy