Vuçiç jep dorëheqjen: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite

Vuçiç jep dorëheqjen: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të zyrtarizojë dorëheqjen mbrëmjen e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, Vuçiç tha se kishte qenë nderi më i madh të ishte President i Serbisë.

 

“U përpoqa të bëja më të mirën çdo ditë, të justifikoja besimin që më ishte dhënë dhe t’i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe ndershmëri. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

 

Kur u pyet për çfarë do të donte të mbahej mend në Presidencën e Serbisë, Vuçiç u përgjigj se do të donte të mbahej mend për përkushtimin dhe zellin e tij.

 

“Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më të madh dhe sukseseve më të mëdha të Serbisë”, tha Vuçiç. Serbët pritet t’u drejtohen kutive të votimit në 25 tetor, në zgjedhjet e parakohshme me te cilat Vuçiç shpreson të fuqizojë pozitat pas protestave të mëdha antiqeveritare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy