Forcat izraelite bombarduan këtë të martë Dohan në Katar. Ushtria njoftoi se kreu një atentat ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit. Khalil al-Hayya ishte objektivi kryesor i operacionit. Operacioni ushtarak në koordinim me agjencinë e sigurisë së brendshme Shin Bet, kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit, të cilët po takoheshin për të diskutuar propozimin e fundit të SHBA-së për armëpushim.
Sulmi kishte në shënjestër udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas. U morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve.
Qeveria mori përgjegjësi të plotë për rastin.
Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit. Izraeli e nisi, Izraeli e kreu dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë
Sipas mediave izraelite, Presidenti i SHBA-së Donald Trump miratoi sulmin izraelit në Katar. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin përpara se ai të ndodhte. Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh rajonal për SHBA-në, ka shqetësuar shumë vende në rajon për përfshirjen e SHBA-së, duke pasur parasysh se rreth 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vendin e gjirit.
Katari e ka cilësuar bombardimin shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.
Majed Al-Ansari, Zëdhënës I Ministrisë Së Jashtme Të Katarit
“E dënojmë me termat më të ashpra sulmin. Ky sulm kriminal përbën një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për sigurinë e banorëve të Katarit”, tha Majed Al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Arabia Saudite reagoi menjëherë duke thënë se këto akte cenojnë gjithë rajonin.
Agresioni brutal izraelit është shkelje flagrante e sovranitetit të shtetit motër të Katarit. Do të ketë pasoja të rënda që vijnë nga shkelja flagrante e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të të gjitha normave ndërkombëtare.
Edhe shefi i OKB-së Antonio Guterres e cilësoi shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit.



