Konflikti SHBA–Iran i jep avantazh Xi Jinping përpara takimit me Trump

Konflikti SHBA–Iran i jep avantazh Xi Jinping përpara takimit me Trump

Presidenti kinez Xi Jinping ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për luftën mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, edhe pasi Shtëpia e Bardhë shtyu një vizitë të pritshme të presidentit Donald Trump në Kinë.

 

Në vend të reagimeve publike, Xi po vëzhgon nga distanca. Sipas ekspertëve që folën për ABC News, kjo është pikërisht strategjia që Pekini dëshiron të ndjekë përpara takimit të parashikuar me Trump në muajin maj.

 

Sipas Jon Czin, studiues në institutin Brookings, konflikti me Iranin po i sjell Kinës përfitime të rëndësishme afatgjata. Ai thekson se burimet ushtarake amerikane po zhvendosen nga rajoni Indo-Paqësor, ndërsa vëmendja e administratës Trump është përqendruar në Lindjen e Mesme.

 

Kjo i jep Pekinit kohë dhe hapësirë për t’u forcuar,” tha Czin, duke shtuar se SHBA-ja nuk është aktualisht e fokusuar tek Kina, gjë që është në interesin e saj strategjik.

 

Pavarësisht thirrjeve publike të Trump që Kina të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Pekini ka zgjedhur të qëndrojë jashtë konfliktit. Ekspertët thonë se kjo është një llogaritje e qartë: disa anije kineze kanë arritur të kalojnë nëpër ngushticë edhe pas mbylljes nga Irani, ndërsa Kina ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe investime të mëdha në energjinë e gjelbër.

 

Për më tepër, Kina po e shfrytëzon këtë konflikt për të analizuar në detaje mënyrën se si operon ushtria amerikane në një luftë reale. Sipas Czin, këto vëzhgime mund të përdoren për skenarë të mundshëm në lidhje me Tajvanin.

 

Kjo u jep atyre më shumë elemente për të analizuar dhe më shumë opsione strategjike për të menduar rreth Tajvanit,” tha ai, duke shtuar se kjo vjen pas katër vitesh studimi të përfshirjes së SHBA-së në Ukrainë.

 

Megjithatë, vetëbesimi i Pekinit nuk ka nisur vetëm me konfliktin në Iran.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy