Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi në rrjetin social Truth një hartë të Iranit me vendin e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit amerikan dhe mbishkrimin “Shtetet e Bashkuara të Lindjes së Mesme?”
Tema “amerikane” e Iranit vazhdon një trend që Trump e ka nxitur edhe më parë në rrjetin social Truth.
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje për Iranin, u shpreh se, “Ekziston mundësia që që sot, nesër ose pas disa ditësh, të kemi diçka për të thënë”.



