Kamioni përplas 23 automjete në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur

Kamioni përplas 23 automjete në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur rëndë, pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin dhe shkaktoi një aksident zinxhir me 23 automjete në emiratin e Fujairahut, në Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton BBC. 

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, ngjarja tragjike ndodhi pak para mesnatës në hyrje të emiratit lindor, në një segment rrugor ku trafiku po lëvizte ngadalë. 

 

Zyrtarët bënë me dije se kamioni fillimisht u përplas me një mjet tjetër, përpara se të përmbysej dhe të godiste radhazi automjetet e tjera – përfshirë edhe pesë kamionë – që kishin ndaluar në trafik.

 

Nga forca e goditjes, kamioni shpërtheu në flakë dhe zjarri u përhap me shpejtësi edhe në disa automjete të tjera, duke shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash.

 

Policia e Fujairahut njoftoi se për shkak të djegieve të rënda, po përdoren testet e ADN-së për identifikimin e trupave të viktimave. 

 

Ndërkohë, 30 personat e lënduar u transportuan me urgjencë në spital. Gjysma e tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa pjesa tjetër vijon të mbetet nën kujdesin e mjekëve.

 

Autoritetet konfirmuan se mes viktimave dhe të lënduarve ka shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe shtetas të huaj nga Omani, India, Brazili, Pakistani, Jordania dhe Egjipti. 

 

Konsullata e Indisë në Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmoi se ka kontaktuar familjet e shtetasve të saj të prekur nga tragjedia dhe po bashkëpunon me autoritetet lokale për t'u ofruar asistencë.

 

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, policia, ndihma e shpejtë dhe mbrojtja civile, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës, ndërsa grupet e specializuara vijojnë punën në terren. Ministria e Brendshme dhe policia u shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uruan shërim të shpejtë të plagosurve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy