Hapet testamenti i Giorgio Armanit, si do ndahet pasuria

Hapet testamenti i Giorgio Armanit, si do ndahet pasuria

Fondacioni Giorgio Armani do të blejë të gjithë pronësinë e Giorgio Armani Spa, 9.9% të aksioneve të zotëruara, 90% të pronësisë së zhveshur të aksioneve, të ardhurat e të cilave do t’i caktohet Pantaleo dell’Orco-s, tre nipërve të stilistit dhe motrës së tij Rosanna.

Kjo është ajo që del nga hapja e testamentit të Giorgio Armanit. 

Partneri dhe krahu i djathtë i Armanit, Pantaleo dell’Orco, do të zotërojë 40% të të drejtave të votës në kompaninë e modës të themeluar nga stilisti. 

30% e të drejtave do t’i shkojnë Fondacionit dhe nga 15% nipërve dhe mbesave të tij, Silvana Armani dhe Andrea Camerana. 

Testamenti u cakton aksione pa të drejtë vote Roberta Armanit dhe Rosanna Armanit. 

Pronësia e plotë, e barabartë me 75% të aksioneve, e L’Immobiliare Srl i takon motrës së tij Rosanna dhe nipërve të tij Andrea Camerana dhe Silvana Armani, të cilëve ai u lë edhe pjesën e mbetur prej 25% në pronësi. 

Përdorimi i pronës do t’i kalojë partnerit dhe krahut të djathtë të tij, Leo Dell’Orco. Kompania zotëron pronat në Saint Toropez, Antigua, Broni dhe Pantelleria.

Në krah të Armanit për 45 vjet, krahu i tij i djathtë, Pantaleo, Leo dell’Orco siç e njohin, lindi në vitin 1952 në Bisceglie, Puglia, Itali.

I rritur në kryeqytetin e Lombardisë, ai u takua me Armanin në moshën 24 vjeç dhe filloi të bashkëpunonte me të, fillimisht si model, për disa sfilata mode. 

Ish-presidenti i ekipit të basketbollit Olimpia Milano, pronar i të cilit është Giorgio Armani që nga viti 2008, Leo Dell’Orco është përgjegjës për linjat e meshkujve për grupin e themeluar nga stilisti, së bashku me Silvana Armanin, mbesën e Georgio, e cila drejton linjën e femrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy