Trump kërkon heqjen e licencave të NBC dhe ABC pasi refuzuan të transmetonin fjalimin e tij

Trump kërkon heqjen e licencave të NBC dhe ABC pasi refuzuan të transmetonin fjalimin e tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar heqjen e licencave të televizioneve NBC dhe ABC, pasi ato refuzuan të transmetonin drejtpërdrejt fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, duke i akuzuar se janë pjesë e një "komploti" për të fshehur, sipas tij, të vërtetën mbi sistemin zgjedhor amerikan. 

 

"Është një vendim i rrallë. NBC dhe ABC thanë se nuk do ta transmetonin këtë fjalim, sepse e dinë sa i korruptuar është sistemi ynë dhe nuk duan që kjo të dalë në dritë. Ato, bashkë me media të tjera, janë pjesë e një komploti. Një mashtrim i tillë duhet të çojë në heqjen e licencave të tyre", deklaroi Trump gjatë fjalimit. 

 

NBC, ABC dhe CNN vendosën të mos e transmetonin drejtpërdrejt fjalimin, për shkak të natyrës së diskutueshme të deklaratave të pritura lidhur me sigurinë e sistemit zgjedhor, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit që do të mbahen në nëntor. 

 

Në fjalimin që zgjati rreth 25 minuta, Trump përsëriti pretendimet e tij, të pambështetura me prova, se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u manipuluan në favor të Joe Biden. 

 

"Nuk mund të lejojmë më kurrë një tjetër zgjedhje të vjedhur", u shpreh ai. 

 

Megjithatë, Trump nuk ka paraqitur asnjë provë që të mbështesë pretendimet për manipulim të gjerë të zgjedhjeve. 

 

Ekspertë, institucione të pavarura dhe vendime gjyqësore në SHBA kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur mashtrime zgjedhore që të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. 

 

Sipas ekspertëve të së drejtës kushtetuese, Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u garanton mediave lirinë për të vendosur në mënyrë të pavarur se çfarë përmbajtjeje transmetojnë. Megjithatë, tradicionalisht, televizionet amerikane transmetojnë shumicën e fjalimeve të presidentit, duke i konsideruar ato si informacion me interes publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy