Irani akuzon SHBA-në për sulm ndaj infrastrukturës civile

Irani akuzon SHBA-në për sulm ndaj infrastrukturës civile

Irani ka akuzuar SHBA-në për goditjen e infrastrukturës civile në valën e fundit të sulmeve ajrore që nga dështimi i bisedimeve të paqes.

 

 

Për gjashtë net me radhë, SHBA-të kanë kryer sulme ajrore kundër objektivave iraniane. ku sipas mediave shtetërore iraniane dhe zyrtarët lokalë thanë se një aeroport, një stacion hekurudhor dhe gjashtë ura në provincën Hormozgan u goditën të enjten në mbrëmje.

 

 

 Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) nuk ka dhënë një listë objektivash, por tha se sulmet kishin për qëllim "degradimin e mëtejshëm të aftësive ushtarake iraniane".

 

 

Trump shprehu në prill se SHBA-të do të bombardonin infrastrukturën civile në Iran, duke përfshirë urat dhe termocentralet ,ndërkohë që shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Türk, tha se "sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një krim lufte".

 

 

Ndërsa sulmet përshkallëzohen, Ngushtica e Hormuzit - një rrugë ujore kritike pranë bregdetit të Iranit që Teherani e ka bllokuar në mënyrë efektive gjatë gjithë luftës - ka mbetur e mbyllur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy