Anija turistike e goditur nga hantavirusi mbërrin në Tenerife, ekipet mjekësore në pritje për kontrollet

Anija turistike e goditur nga hantavirusi mbërrin në Tenerife, ekipet mjekësore në pritje për kontrollet

Gati një muaj pasi pasagjeri i parë humbi jetën nga hantavirusi në bordin e anijes turistike MV Hondius, anija ka mbërritur më në fund në Tenerife, në Ishujt Kanarie. Autoritetet spanjolle kanë ndërmarrë masa intensive për pritjen e anijes në portin e Granadiljas dhe për transferimin në tokë të më shumë se 100 personave, të cilët më pas do të riatdhesohen në vendet e tyre. 

 

MV Hondius iu afrua portit para agimit, por edhe pas mbërritjes nuk iu lejua të ankorohej menjëherë pranë bregut. Rreth anijes u vendos një perimetër sigurie prej një milje detare, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit. 

 

Operacioni i organizuar nga autoritetet spanjolle për të shmangur përhapjen e rrallë të hantavirusit të tipit Andes është cilësuar nga ministrja e Shëndetësisë e Spanjës, Mónica García, si “i paprecedentë”.

 

Në operacion janë përfshirë 23 shtete dhe sipas autoriteteve çdo detaj është planifikuar me kujdes maksimal për të garantuar sigurinë dhe për të qetësuar shqetësimet e banorëve vendas. 

 

Mes tyre është edhe presidenti i Ishujve Kanarie, i cili deklaroi se “nuk do të ndihet i qetë” derisa të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të largohen nga ishulli. Ministrja García theksoi se rreziku për popullatën është i ulët. 

 

“Rreziku i përhapjes për popullsinë e përgjithshme mbetet i vogël. Besojmë se alarmizmi, dezinformimi dhe konfuzioni bien ndesh me parimet bazë të mbrojtjes së shëndetit publik”, deklaroi ajo. 

 

Masat e sigurisë në portin industrial në jug të Tenerife-s janë shtuar ndjeshëm. Policia ushtarake spanjolle dhe ekipet e emergjencës kanë ngritur tenda të posaçme pritjeje, ndërsa hyrja në zonën portuale është kufizuar. Pas ankorimit të anijes, rreth orës 07:00 sipas orës lokale, ekipet mjekësore pritej të hipnin në bord për të kontrolluar pasagjerët dhe ekuipazhin për simptoma të virusit. Sipas raportimeve të fundit, deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast tjetër me simptoma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy