Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti të shtunën në mëngjes se Ukraina nuk do të pranojë marrëveshjet amerikane dhe ruse pa përfshirjen e Kievit.
"Ukraina nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje që lidhet me të pa pjesëmarrjen e saj në diskutime”, deklaroi Zelensky.
"Çdo marrëveshje që lidhet me Ukrainën nuk mund të bjerë ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Ukrainës", shtoi ai.
Rusia kërkon, ndër të tjera, kontroll të plotë të Donbasit dhe tërheqjen e forcave ukrainase nga zonat që ato ende kontrollojnë, një kërkesë e konsideruar e papranueshme nga Kievi.
Volodymyr Zelensky njoftoi gjithashtu se delegacionet ruse dhe ukrainase do të jenë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme për bisedime të mëtejshme.
"Shtetet e Bashkuara duan që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në qershor", tha Zelensky.



