Shembja e shkollës në Indonezi, 9 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nën rrënoja

Shembja e shkollës në Indonezi, 9 të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nën rrënoja

Numri zyrtar i të vdekurve nga shembja e një shkolle në ishullin indonezian të Java u rrit në nëntë gjatë ditës së sotme, pasi dy trupa u nxorën nga rrënojat, njoftoi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive.

Ndërkohë 14 persona ndodhen të shtruar në spital pasi u nxorën nga rrënojat. 

Shkolla Al Kozini në qytetin Sinduarjo, i cili ndodhet 780 kilometra në lindje të Xhakartës, u shemb ndërsa nxënësit adoleshentë ishin mbledhur për lutjet e pasdites në një xhami të vendosur në një kat të ulët të ndërtesës, ndërsa katet e sipërme ishin në ndërtim e sipër, duke bllokuar dhjetëra persona brenda. 

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende më shumë se 50 nxënës, kryesisht djem adoleshentë të moshës 13 deri në 19 vjeç, të cilët mbeten nën rrënoja.

Sipas një njoftimi zyrtar, 59 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa zyrtarët sqaruan të enjten se nuk janë gjetur shenja jete nën rrënoja, çka do të thotë se numri përfundimtar i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. 

Në Indonezi, vendi më i populluar mysliman në botë, ka gjithsej 42.000 shkolla islamike me konvikt, të cilat frekuentohen nga 7 milionë studentë.

Një hetim ka nisur për të sqaruar shkaqet e shembjes dhe sipas vlerësimeve fillestare të ekspertëve, ndërtesa e shkollës me konvikt kishte probleme strukturore dhe nuk përmbushte rregulloret e ndërtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy