Shtëpia e Bardhë: SHBA-të po shqyrtojnë përdorimin e ushtrisë për Groenlandën

Shtëpia e Bardhë: SHBA-të po shqyrtojnë përdorimin e ushtrisë për Groenlandën

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po diskuton një gamë opsionesh për të marrë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë. 

 

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se marrja e Groenlandës është një “prioritet i sigurisë kombëtare”. 

 

Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të Komandantit të Përgjithshëm.

 

Ky lajm vjen pasi Trump përsëriti gjatë fundjavës se SHBA-ja “ka nevojë” për Groenlandën, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, anëtare e NATO-s, për arsye sigurie. 

 

Aleatët evropianë u mobilizuan të martën në mbështetje të Danimarkës, pas insistimit të SHBA-së se duhet të ketë kontroll mbi Groenlandën. 

 

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se çdo sulm i SHBA-së do të shënonte fundin e NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy