Në një intervistë të orëve të vona në emisionin “Hannity” të Fox News, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se durimi i tij me Iranin po mbaronte, pas diskutimit të djeshëm me Presidentin kinez Xi Jinping rreth luftës midis SHBA-së dhe Teheranit.
“Ata duhet të gjejnë një marrëveshje”, shtoi manjati, duke iu referuar mosmarrëveshjeve brenda fuqive të ndryshme iraniane.
Lidhur me çështjen thelbësore të rezervave të fshehura të uraniumit të pasuruar të Iranit, Trump e minimizoi situatën.
"Në fakt, do të ndihesha më mirë nëse do t'i kisha ato.
Por mendoj se është më shumë një çështje marrëdhëniesh me publikun sesa çdo gjë tjetër," tha ai.



