Zelensky letër të hapur Putin: Le të takohemi. Reagimi: Gati për një zgjidhje paqësore

Zelensky letër të hapur Putin: Le të takohemi. Reagimi: Gati për një zgjidhje paqësore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër të hapur Vladimir Putinit, duke propozuar një takim të drejtpërdrejtë për t’i dhënë fund luftës. 

 

Unë propozoj një takim ballë për ballë dhe propozoj të caktohet një datë specifike”, shkruan presidenti ukrainas, duke theksuar gatishmërinë për “dialog të drejtpërdrejtë midis nesh dhe jush”.

 

Propozimi vjen në një moment kur Putin, duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, deklaroi se Rusia është e gatshme të arrijë një zgjidhje përmes mjeteve paqësore, pavarësisht vazhdimit të operacioneve ushtarake në terren. 

 

Presidenti amerikan Donald Trump e mbështeti iniciativën, duke thënë: “Do të ishte e mrekullueshme nëse do të takoheshin, duhet ta bëjnë patjetër”.

 

Putin shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim me Bashkimin Evropian në kërkimin e një zgjidhjeje për konfliktin. 

 

Rusia nuk i refuzon kontaktet me BE-në. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ukrainase”, deklaroi ai, duke shtuar se Moska nuk është kundër pranimit të Ukrainës në BE, por është kundër shndërrimit të BE-së në një bllok ushtarak. 

 

Në këtë kontekst, ai përmendi sërish ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder si një figurë të mundshme ndërmjetësuese, duke thënë: “Ai nuk është mik i Putinit. Ai është para së gjithash një politikan gjerman”.

 

Nga ana tjetër, Zelensky kundërshtoi idenë që vendimet për Ukrainën të merren pa pjesëmarrjen e saj, duke deklaruar se çështjet ukrainase dhe evropiane nuk vendosen në Anchorage. 

 

Ai propozoi që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të përfshihen në procesin e negociatave krahas kontakteve dypalëshe mes Kievit dhe Moskës.

 

Ndërkohë, SHBA po lëviz drejt miratimit të një pakete të re ndihme ushtarake për Ukrainën pas muajsh bllokimi. Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndihma është në proces miratimi nga agjenci të ndryshme amerikane dhe pritet të shpallet shumë shpejt. 

 

Nuk është bërë ende e ditur se çfarë armësh do të përfshijë paketa, por Zelensky ka theksuar vazhdimisht nevojën për sisteme të reja Patriot për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Ndihma e re mund të ndikojë edhe në debatin politik brenda SHBA-së, ku mbështetja për Kievin vazhdon të mbetet një çështje e ndjeshme për një pjesë të republikanëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy