350 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Indonezi, Tajlandë dhe Malajzi.
Indonezia raportoi më shumë se 200 viktima, qeveria tajlandeze raportoi për 162 humbje jete, ndërsa Malajzia 2.
Në Indonezi, provinca e Sumatrës Veriore ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve, me 116 viktima.
Në Tajlandë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në shtatë provincat e prekura ka arritur në 162, përfshirë 126 në Songkhla.
Sezoni i musoneve, i cili zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator, shpesh është sinonim i reshjeve të dendura të shiut në rajon, duke sjellë rreziqe për rrëshqitje dheu dhe përmbytje të menjëhershme. Në Indonezi dhe Tajlandë, numri i të vdekurve nga përmbytjet është ndër më të këqijtë në vitet e fundit. Ndërkohë, në Azinë Jugore, Sri Lanka përjetoi gjithashtu shira të rrëmbyeshëm këtë javë, të sjellë nga Cikloni Ditwah, i cili po lëviz drejt Indisë.



