Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut kërkon taksë shtesë për të pasurit

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut kërkon taksë shtesë për të pasurit

Mbërrin thirrja për një taksë shtesë mbi të pasurit për të shpëtuar buxhetin e qytetit. 

 

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, socialdemokrati Zohran Mamdani, ka bërë thirrje për një rritje taksash prej 2% për banorët e Nju Jorkut që fitojnë më shumë se një milion dollarë në vit, së bashku me një rritje të normës së taksës koorporative për korporatat që operojnë në shtet. 

 

Këto dy propozime, të kundërshtuara ashpër nga disa banorë të Nju Jorkut dhe kandidatë të tjerë për kryetar bashkie, ishin ndër pikat e forta të fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar

 

Mesazhi u dha gjatë seancës dëgjimore të Mamdanit në Albany para Komitetit të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut për buxhetin e vitit 2026. 

 

Mamdani deklaroi se deficiti buxhetor i qytetit është ulur nga 12 miliardë dollarë në 7 miliardë dollarë duke ndërmarrë një qasje agresive ndaj kursimeve pa kompromentuar shërbimet e qytetit, duke përfshirë vlerësimet e azhurnuara të të ardhurave dhe bonuseve, dhe duke përdorur rezervat e vitit aktual. 

 

Por e gjithë kjo përpjekje nuk është e mjaftueshme. Pavarësisht uljes së deficitit  pranoi Mamdani, Nju Jorku është në buzë të greminës.

 

Unë besoj se njerëzit më të pasur dhe kompanitë më fitimprurëse duhet të kontribuojnë pak më shumë në mënyrë që të gjithë të mund të jetojnë një jetë të mirë. Kjo është arsyeja pse, së bashku me rritjen e taksës së korporatave, unë po bëj thirrje për një rritje prej 2% të taksës mbi të ardhurat personale për njujorkezët më të pasur. 

 

Sipas kryetarit të bashkisë, një rritje prej 2% e normës së taksave për të pasurit do të zgjidhte pothuajse gjysmën e deficitit buxhetor. Gjatë fushatës zgjedhore, ai propozoi rritjen e normës së taksës së korporatave në Nju Jork nga 7.25% në 11.5%. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy