Lufta në Ukrainë/ Tetë të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë

Lufta në Ukrainë/ Tetë të vdekur, mes të cilëve dy fëmijë

Gjashtë anëtarë të një familjeje që jetonte pranë Krivyi Rig u vranë, një person vdiq në Kiev dhe një tjetër në Poltava, në sulmet ajrore ruse gjatë natës, disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyu paralajmëroi për një sulm masiv.

 

“Në një fshat në periferi të Kryvyi Rig, një goditje e drejtpërdrejtë nga një raketë balistike Iskander-M, e lëshuar nga Voronezh, goditi një shtëpi private ku jetonte një familje e madhe, duke vrarë dy vajza të moshës 5 dhe 12 vjeç, si dhe katër të rritur ”, tha Oleksandr Vilkoul, kreu i administratës ushtarake komunale të Kryvyi Rig, në Telegram.

 

"Tetë persona të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, djem të moshës 6 dhe 15 vjeç ", shtoi i njëjti burim. 

 

Në kryeqytet , "është konfirmuar një vdekje ", njoftoi administrata ushtarake e Kievit në Telegram. Dy persona u plagosën në kryeqytet, specifikuan më vonë autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy