Protestat në Iran/ Spitalet në gjendje krize, mbipopullohen me të plagosur

Protestat në Iran/ Spitalet në gjendje krize, mbipopullohen me të plagosur

Ndërsa protestat në Iran vazhdojnë dhe autoritetet iraniane lëshuan paralajmërime të koordinuara për protestuesit, një mjek dhe një infermier në dy spitale thane për BBC se mjediset e tyre ishin të mbipopulluara nga të plagosurit. 

 

Një mjek tha se Spitali “Farabi” i specializuar në kurimin e syve në Teheran kishte kaluar në gjendje krize. Bëhet me dije se pranimet dhe operacionet jo-urgjente ishin pezulluar, dhe stafi u thirr për t'u marrë me rastet emergjente.

 

BBC gjithashtu siguroi një mesazh video dhe audio nga një mjek në një spital në qytetin jugperëndimor të Shirazit të enjten. Mjeku tha se një numër i madh i të plagosurve po silleshin dhe spitali nuk kishte kirurgë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin. Ai pretendoi se shumë nga të plagosurit kishin plagë me armë zjarri në kokë dhe sy.

 

Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani ishte në “telashe të mëdha” dhe paralajmëroi se “më mirë të mos filloni të qëlloni sepse edhe ne do të fillojmë të qëllojmë”.

 

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Irani fajësoi SHBA-në për shndërrimin e protestave në atë që e quajti "akte të dhunshme subversive dhe vandalizëm të përhapur".

 

Ndërkohë, udhëheqësit ndërkombëtarë bënë thirrje që të mbrohet e drejta për protesta paqësore. Protesta antiqeveritare janë zhvilluar në dhjetëra qytete, me dy grupe të të drejtave të njeriut që raportojnë se të paktën 50 protestues janë vrarë.

 

Irani ka qenë nën një ndërprerje pothuajse totale të internetit që nga mbrëmja e së enjtes, duke e bërë të vështirë marrjen dhe verifikimin e informacionit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy