“SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit”

“SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit”

SHBA ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, në prag të rikthimit të planifikuar të bllokadës ndaj porteve iraniane. 

 

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për Associated Press, në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së operacionit ushtarak. 

 

Ndërkohë, zëvendësministri iranian për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, Kazem Gharibabadi, deklaroi në një intervistë për transmetuesin shtetëror IRIB se Uashingtoni po përpiqet t'i pengojë Teheranit ushtrimin e asaj që ai e cilësoi si "sovranitet efektiv" mbi Ngushticën e Hormuzit. 

 

Para nisjes së luftës, rreth 20% e tregtisë botërore të naftës bruto dhe gazit natyror kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit. 

 

Sipas raportimit, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, kalimi u bllokua në praktikë për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj anijeve, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, plehrave kimike dhe mallrave të tjera. Së fundmi, Irani ka sulmuar anije që lëviznin në një korridor detar të mbikëqyrur nga ushtria amerikane dhe jashtë kontrollit të Teheranit, duke nxitur shkëmbime të njëpasnjëshme sulmesh mes palëve.

 

SHBA ka paralajmëruar se mund ta rihapë me forcë Ngushticën e Hormuzit, por ekspertët vlerësojnë se një operacion i tillë do të kërkonte një prani shumë më të madhe ushtarake detare, nëse jo edhe dhjetëra mijëra trupa tokësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy