
Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje, duke i dhënë fund zyrtarisht kësaj praktike.
"Projektligji që synonte heqjen e dënimit me vdekje në Liban u miratua pasi u bënë ndryshime në të", njoftoi kryetari i zyrës së parlamentit.
Libani nuk kishte kryer asnjë ekzekutim që nga viti 2004.
Ministri i Drejtësisë, Adel Nassar, e konsideroi si "historik" këtë vendim dhe tha se spektri i dënimit me vdekje e kishte penguar më parë Bejrutin të kryente ekstradimin e të dyshuarve nga vendet ku ai është shpallur i paligjshëm.
Ramzi Kaiss, studiues i Libanit në Human Rights Watch, i tha AFP-së se masa ishte "një hap tepër i rëndësishëm për të drejtat e njeriut në vend, duke përfaqësuar një shkëputje të qartë nga një dënim mizor dhe arbitrar që nuk duhet të vendoset kurrë".
Heqja erdhi si pjesë e një sërë projektligjesh që do të diskutohen në seancën aktuale legjislative, duke përfshirë një ligj të përgjithshëm për amnisti që është debatuar për një vit.



