Trump: SHBA mund të detyrohet ta përfundojë ushtarakisht operacionin ndaj Iranit

Trump: SHBA mund të detyrohet ta përfundojë ushtarakisht operacionin ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA mund të detyrohet të zgjerojë operacionet ushtarake kundër Iranit, pas sulmeve të fundit ndaj objektivave iraniane. 

 

Në një postim në Truth Social, ai tha se mund të vijë një moment kur Uashingtoni “nuk do të jetë më në gjendje të jetë i arsyeshëm” dhe do të detyrohet ta “përfundojë ushtarakisht punën” e nisur.

 

Trump paralajmëroi se, nëse kjo ndodh, “Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më”.

 

Ndërkohë, autoritetet në Kuvajt njoftuan se mbrojtja ajrore është angazhuar për të përballuar sulme me raketa dhe dronë, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan edhe në Bahrein.

 

Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se SHBA del fituese pavarësisht nëse arrihet apo jo një marrëveshje me Iranin, duke theksuar se programi bërthamor iranian është dëmtuar rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy