Vala e të ftohtit në SHBA/ Pa energji 500 000 banorë, anulohen mijëra fluturime

Vala e të ftohtit në SHBA/ Pa energji 500 000 banorë, anulohen mijëra fluturime

 

Të paktën 22 shtete (pothuajse gjysma) kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë arktike që aktualisht ka prekur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

 

Reshje të dendura dëbore, temperatura të ulëta, rrugë të bllokuara, më shumë se 500 000 njerëz pa energji elektrike dhe mijëra fluturime të anuluara (sot priten 9 600). Kjo i ka shtyrë amerikanët të nxitojnë në supermarkete për t’u furnizuar me ushqime.

 

Nju Jorku ka raportuar viktimat e para. Të shtunën pasdite, me temperatura që ranë shumë nën zero, trupat e tre personave u gjetën në rrugët e Big Apple. Sipas policisë, një burrë 67-vjeçar u gjet në një trotuar rreth orës 7:45 të mëngjesit në Avenue e Tretë në Manhattan. Dy trupa të tjerë - një burrë në të tridhjetat dhe një grua në të gjashtëdhjetat - u zbuluan veçmas në Brooklyn, rreth dy orë pas zbulimit të parë. Sipas burimeve që folën për NBC News, të tre vdiqën për shkak të "rrethanave të lidhura me motin".

 

Vala e të ftohtit po godet edhe Minneapolis, duke i detyruar turmat të shpërndahen ndërsa temperaturat ranë në -23 gradë Celsius (-9 gradë Fahrenheit). Vala e të ftohtit mund të ndikojë mbi 240 milionë amerikanë, njoftuan autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy