Autoritetet polake kanë njoftuar një rrjedhje masive të të dhënave mjekësore dhe personale që kanë të bëjnë me gati 19 milionë qytetarë, pas një sulmi kibernetik kundër një ofruesi të softuerëve mjekësorë të përdorur nga 12.000 objekte.
Sipas Ministrit të Dixhitalizimit Krzysztof Gaëkoëski, incidenti përfaqëson një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë kibernetike të regjistruara ndonjëherë në historinë e këtij vendi me 37 milionë banorë.
“Aktualisht nuk ka asnjë tregues se ky është një sulm i jashtëm me origjinë nga Rusia ose ndonjë shtet tjetër”, deklaroi ai.
Hetimet fillestare tregojnë se kriminelët kibernetikë vepruan për fitim, deklaroi ministri, duke përjashtuar pagesat e shpërblimit dhe duke premtuar se do t’i ndjekë pa pushim, personat që janë përgjegjës.
Të dhënat e vjedhura arrijnë në afërsisht dy terrabajt dhe përfshijnë informacione që lidhen me konsultat mjekësore, recetat dhe dokumente të tjera të përdorura për monitorimin e pacientëve.
Natyra dhe shkalla e të dhënave të kompromentuara ndryshon nga personi në person, tha ministri, duke shtuar se ai gjithashtu njoftoi zbatimin e një sistemi që do t'u lejojë qytetarëve të verifikojnë nëse të dhënat e tyre janë vjedhur.



