
Hungaria po ndërton një tubacion të ri nafte dhe benzine me Sllovakinë për të lidhur drejtpërdrejt rafineritë në Bratislavë dhe Százhalombatta.
Lajmin e bëri të ditur në X ministri hungarez për Punët e Jashtme dhe Tregtinë, Péter Szijjártó.
“Sot nënshkruam marrëveshjen me Ministren e Ekonomisë Denisa Saková për tubacionin prej 127 kilometrash, i cili do të transportojë deri në 1.5 milion ton naftë dhe benzinë çdo vit dhe është planifikuar të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Kjo lidhje direkte do ta mbrojë më mirë Hungarinë dhe Sllovakinë nga ndërprerjet e shkaktuara nga luftërat, politika e dështuar energjetike e Brukselit dhe shantazhi me të cilin po përballemi aktualisht nga Ukraina”, shkruan ai.



