Infiltrimi izraelit nëpër bankat e vendeve fqinje ishte pjesë e investigimit të medias “The Neë Arab”. Sipas gazetarëve të kësaj mediaje, përdorimi i firmës “K2 Integrity” ka bërë që inteligjenca izraelite të inflitrohet në sistemet bankare të Libanit, Libisë dhe Irakut.
Një hetim nga media “The New Arab” zbulon se firma “K2 Integrity”, ka siguruar akses të thellë në bankat qendrore të Irakut, Libanit dhe Libisë. Raportet nxjerrin në pah një rrjet lidhjesh ndihmëse të kësaj firme financiare me aparatin e sigurisë së Izraelit. Sipas investigimit, “K2 Integrity” është e lidhur me “BlueVoyant”, një firmë për sigurinë kibernetike e udhëhequr nga ish-komandantë të Njësisë 8200 të Izraelit dhe Shin Bet-it. Duke u integruar brenda Bankës së Libanit dhe Bankës Qendrore të Irakut, sipas kësaj mediaje, janë anashkaluar pengesat tradicionale diplomatike duke monitoruar ekonomitë e këtyre vendeve. Në Liban, banka qendrore dyshohet se nuk mori parasysh ligjet e prokurimit publik për të finalizuar një marrëveshje prej 12 milionë dollarësh me këtë firmë.
Gjatë tre viteve të fundit, K2 Integrity, ka nënshkruar marrëveshje me tre banka qendrore në rajon për të përmirësuar kapacitetin e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe mashtrimin financiar. Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikanë në këtë firmë kanë përdorur fuqinë e Thesarit amerikan për të vendosur dhe bllokuar aktivitetet destabilizuake të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë.



