Merz: SHBA po “poshtërohet” nga Irani, mungon strategjia në negociata

Merz: SHBA po “poshtërohet” nga Irani, mungon strategjia në negociata

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po “poshtërohen” nga Irani në procesin e negociatave, duke kritikuar mungesën e një strategjie të qartë amerikane në menaxhimin e konfliktit. 

 

Ai tha se Irani po tregohet shumë i aftë në negociata duke i lënë SHBA-të pa rezultate konkrete dhe pa një plan të qartë daljeje nga situata.

 

Merz e krahasoi situatën me rastet e Irakut dhe Afganistanit, duke paralajmëruar për rreziqet e hyrjes në luftëra pa objektiva të përcaktuara. 

 

Ai theksoi se Gjermania dhe aleatët evropianë po përpiqen të sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe mbështetjen për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, por sipas tij, konflikti nuk mund të zgjidhet pa ndalimin e luftimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy