Presidenti i SHBA-ve tha këtë të martë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.
"Po, mendoj se po ", tha presidenti amerikan pasi u pyet "A mendoni se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore?".
Të premten, Estonia kërkoi një konsultim me anëtarët e tjerë të NATO-s pasi avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore. Polonia bëri të njëjtën kërkesë më 10 shtator pasi dronët rusë hynë në hapësirën e saj ajrore.



