Pabet britanike po mbyllen me ritme alarmante, gati dy lokale në ditë gjatë 2026

Pabet britanike po mbyllen me ritme alarmante, gati dy lokale në ditë gjatë 2026

Rreth dy pabe janë mbyllur çdo ditë në Britaninë e Madhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Britanike e Birrës dhe Pabeve (BBPA). 

 

Vetëm në periudhën janar-mars janë mbyllur 161 pabe në Angli, Skoci dhe Uells, duke sjellë humbjen e rreth 2,400 vendeve të punës. 

 

Sipas Shoqatws Britanike tw Birrës dhe Pabeve, situata tregon nevojën për reforma afatgjata në sistemin fiskal për sektorin e mikpritjes, ndërsa bizneset po përballen me rritje kostosh dhe taksash. 

 

Drejtoresha ekzekutive, Emma McClarkin, deklaroi se shumë pabe vazhdojnë të kenë klientelë dhe aktivitet të qëndrueshëm, por fitimet po zhduken për shkak të barrës së lartë fiskale dhe kostove të mëdha operative. 

 

“Shkalla e këtyre mbylljeve mund të shmangej. Pabet po punojnë mirë, por fitimet e tyre po fshihen nga taksat disproporcionale dhe kostot e larta”, u shpreh ajo. 

 

Sektori i mikpritjes në Britaninë e Madhe po përballet prej vitesh me vështirësi të shumta, të lidhura me rritjen e kostove të punësimit, tarifat e biznesit dhe ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve. 

 

Sipas statistikave më të fundit, Uellsi është i vetmi rajon që ka shënuar rritje të numrit të pabeve, ndërsa Skocia ka pësuar humbjet më të mëdha, me 41 mbyllje vetëm në tre muajt e parë të vitit. 

 

Qeveria britanike ka njoftuar masa mbështetëse për sektorin, përfshirë uljen me 15% të tarifave të biznesit për pabet dhe lokalet muzikore, masë që hyri në fuqi muajin e kaluar. 

 

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu ngrirje dyvjeçare të tarifave, zgjatje të orareve gjatë Kupës së Botës dhe rritje të fondit mbështetës për sektorin e mikpritjes në 10 milionë paund. Sipas qeverisë, këto masa synojnë të ndihmojnë bizneset lokale dhe të rigjallërojnë zonat tregtare në qytetet britanike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy