Johnson & Johnson paguan 5.5 mld dollarë dëmshpërblim lidhur me padinë për kancerin

Johnson & Johnson paguan 5.5 mld dollarë dëmshpërblim lidhur me padinë për kancerin

Johnson & Johnson ka njoftuar se do të paguajë rreth 5.5 miliardë dollarë për të zgjidhur afro 76 mijë padi që pretendojnë se produktet e saj me bazë talku, përfshirë pudrën për foshnje, shkaktuan kancer të vezoreve.

 

Marrëveshja, e cilësuar historike, synon t’i japë fund një beteje ligjore që ka zgjatur më shumë se një dekadë. Sipas kompanisë, zgjidhja përfshin pothuajse të gjitha kërkesat e mbetura për talkun në gjykatat federale dhe shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe do të hyjë në fuqi vetëm nëse miratohet nga 95% e paditësve.

 

Johnson & Johnson vazhdon të mohojë se produktet e saj me talk shkaktojnë kancer, duke këmbëngulur se ato janë të sigurta dhe nuk përmbajnë asbest. Megjithatë, kompania deklaroi se ka vendosur ta mbyllë këtë çështje për t'i dhënë fund procesit të gjatë gjyqësor dhe për t'u fokusuar në zhvillimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

 

Sipas planit të pagesave, kompania pritet të paguajë 3 miliardë dollarë gjatë vitit 2027, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet në vitin 2028. Avokatët e paditësve kanë vlerësuar se shuma përfundimtare mund të arrijë deri në 7 miliardë dollarë, në varësi të numrit të personave që do t'i bashkohen marrëveshjes.

 

Johnson & Johnson ndaloi shitjen e pudrës për foshnje me bazë talku në SHBA në vitin 2020, duke e zëvendësuar atë me një produkt me bazë niseshteje misri. Marrëveshja aktuale mbulon vetëm paditë ekzistuese dhe nuk përfshin pretendimet që mund të ngrihen në të ardhmen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy