Breshëri raketash mbi Kiev/ 20 viktima, Rusia nuk ndalon bombardimet

Breshëri raketash mbi Kiev/ 20 viktima, Rusia nuk ndalon bombardimet

Për të tretën ditë radhazi Rusia ka vijuar me sulmet intensive mbi kryeqytetin e Ukrainës, duke vrarë të paktën 20 persona, në mesin e të cilëve janë edhe 2 fëmijë. 

 

Sipas autoriteteve Rusia ka lëshuar një breshëri masive raketash dhe dronësh drejt qyteteve ukrainase, duke goditur edhe mbi popullsinë civile. 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndërsa konfirmoi lajmin, tha se ndërtesat e shkatërruara ishin të shumta, po ashtu të shumtë në numër janë edhe të plagosurit.

 

Në të gjithë Ukrainën, 180 struktura janë dëmtuar nga sulmet ruse, ku 50 prej tyre ishin blloqe apartamentesh banimi. Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmet që u bënë në të gjithë kryeqytetin. 

 

Po sipas Zelensky-t gjatë sulmeve që kanë filluar intensivisht të mërkurën, Rusia ka lëshuar 1,567 dronë dhe ai tha se ky është sulmi më i madh ajror i Rusisë që nga fillimi i luftës më shumë se katër vjet më parë.

 

Kjo do të thotë që Rusia ende po importon komponentët, burimet dhe pajisjet e nevojshme për prodhimin e raketave duke anashkaluar sanksionet globale. Ndalimi i skemave të shmangies së sanksioneve nga Rusia duhet të jetë një përparësi e vërtetë për të gjithë partnerët tanë." 

 

E premtja u shpall ditë zie në kryeqytetin e Ukrainës nga kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, në përkujtim të viktimave të sulmeve.

 

Ndërkohë që sipas ekspertëve ndërkombëtarë përmes këtyre sulmeve Moska kërkon të shtojë presionin mbi Ukrainën që të bjerë dakord me kushtet e Rusisë për negociatat e paqes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy