“Partitë po minojnë qeverisjen”/ Lecornu sërish kryeministër: Do ta bëj detyrën time dhe nuk do të jem problem

“Partitë po minojnë qeverisjen”/ Lecornu sërish kryeministër: Do ta bëj detyrën time dhe nuk do të jem problem

Kryeministri i riemëruar i Francës Sebastien Lecornu kërkoi një qeveri pa konflikte partiake për të çuar përpara planet e reja politike. 

 

Do ta bëj detyrën time dhe nuk do të jem problem. Kabineti nuk duhet të jetë peng i interesave partiake. Rivendosja në vijë e financave publike është përparësi për kabinetin tim dhe të ardhmen e vendit. 

 

Presidenti Emmanues Macron e riktheu në detyrë në fundjavë kryeministrin Lecornu katër ditë pasi ai dha dorëheqjen.

 

39-vjeçari duhet të formojë kabinetin e ri, ndërsa projektbuxheti është tema e nxehtë e politikës franceze. Të majtët kërkojnë më shumë shpenzime, të djathtët kërkojnë shkurtime buxhetore. 

 

Populistët e djathtë e kanë cilësuar shaka të hidhur riemërimin e tij dhe se do ta rrëzojnë sërish kabinetin. dhe tha se do të kërkonte menjëherë të rrëzonte kabinetin e ri. Republikanët e djathtë njoftuan se nuk marrin pjesë në kabinetin e ri. Socialistët janë kundër gjithashtu. Franca është zhytur në krizë politike prej më shumë se një viti, ndërsa vendi përballet me presion të brendshëm dhe të jashtëm për të frenuar deficitin dhe borxhin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy