Temperaturat e larta në Spanjë, 101 persona humbën jetën në maj

Temperaturat e larta në Spanjë, 101 persona humbën jetën në maj

Spanja ka regjistruar 101 vdekje të lidhura me të nxehtin ekstrem gjatë muajit maj, numri më i lartë i shënuar për këtë periudhë që nga viti 2015 dhe rreth 3.6 herë më i lartë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e temperaturave dhe shfaqja gjithnjë e më e hershme e valëve të të nxehtit po shtojnë rrezikun për shëndetin e popullsisë. 

 

Autoritetet theksojnë se vera meteorologjike tashmë zgjat rreth gjashtë javë më shumë krahasuar me vitet ’80. 

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2025, mbi 27 mijë persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa viti 2022 mbetet më fatal me afro 4,800 viktima.

 

Për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike, qeveria spanjolle ka prezantuar një plan të ri kombëtar për vitin 2026, i cili parashikon masa më të forta paralajmëruese dhe parandaluese për të reduktuar vdekshmërinë dhe problemet shëndetësore të shkaktuara nga valët e të nxehtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy