Incidenti gjatë stërvitjes në Detin Kaspik, arrin në 14 numri i viktimave

Incidenti gjatë stërvitjes në Detin Kaspik, arrin në 14 numri i viktimave

Numri i viktimave nga incidenti i së enjtes në Detin Kaspik, ku 17 ushtarakë kazakë u përfshinë nga deti gjatë një stërvitjeje ushtarake, është rritur në 14, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, sipas mediave të huaja.

 

Ministria njoftoi në Telegram se ka përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit pas incidentit dhe se sot në mëngjes ka nxjerrë trupat e dy ushtarakëve të tjerë.

 

“Udhëheqja dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kazakistanit u shprehin ngushëllimet e tyre më të thella dhe më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të ushtarakëve të ndjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

 

“Familjet e të rënëve do të marrin gjithë mbështetjen e nevojshme gjithëpërfshirëse, financiare dhe psikologjike”, shtoi ajo. Ministria njoftoi të enjten se 17 ushtarakë u përfshinë nga deti në rajonin Mangystau, në jugperëndim të vendit, teksa po kryenin një mision stërvitor luftarak, duke konfirmuar fillimisht vdekjen e nëntë ushtarakëve.

 

Ajo bëri të ditur se incidenti ndodhi “për shkak të përkeqësimit të papritur të kushteve atmosferike dhe forcimit të erërave” ndërsa në vendngjarje u dërgua urgjentisht një komision i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Dauren Kosanov, për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

 

Më vonë gjatë asaj dite, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev nënshkroi një urdhër që e shpall të premten ditë zie kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy