Liderët e BE-së mblidhen në Danimarkë/ Diskutohet mbrojtja e Evropës dhe ndihmat për Ukrainën

Liderët e BE-së mblidhen në Danimarkë/ Diskutohet mbrojtja e Evropës dhe ndihmat për Ukrainën

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në një takim dy ditor në Kopenhagen  të Danimarkës, për të diskutuar rreth përforcimit të mbrojtjes së Evropës dhe ndihmën për Ukrainën. 

 

Ky takim vjen në një kohë që shtete si Danimarka, Polonia, Estonia apo Rumania, anëtare të Unionit, raportuan se dronë të paidentifikuar shkelën hapësirat e tyre ajrore javët e fundit. 

 

Mijëra policë janë në gatishmëri të lartë, dronët civilë janë ndaluar dhe aleatët e NATO-s kanë dërguar përforcime, në mënyrë që takimet e planifikuara që do të mbahen për dy ditë, të jenë të sigurta.

 

Brukseli zyrtar u ka bërë thirrje shteteve anëtare të bashkohen me idetë e propozuara për të krijuar një mur me dronë, siguri në krahun lindor, sisteme mbrojtëse nga raketat dhe një mburojë hapësinore.

 

Udhëheqësit kanë planifikuar që të hartojnë një plan veprimi për të evidentuar nevojat urgjente të mbrojtjes së Evropës. Blloku me 27 vende ka dalë tashmë me një skemë kredie prej 150 miliardë eurosh për të ndihmuar në financimin e shpenzimeve të mbrojtjes, ku pjesën më të madhe e kanë marrë vendet lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy