Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtin mendim se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të hiqen nga vendi dhe siguroi se kjo do të bëhet ose me marrëveshje ose me forcë.
“Shteti i Izraelit ka arritur arritje të jashtëzakonshme, arritje që deri vonë do të dukeshin krejtësisht të paimagjinueshme. Irani është më i dobët se kurrë, dhe Izraeli është më i fortë se kurrë. Ky është qëllimi i kësaj fushate, që nga ky moment. Ne ende kemi objektiva për të përmbushur dhe do t’i arrijmë ato. Materiali i pasuruar i mbetur do të largohet nga Irani ose nëpërmjet një marrëveshjeje ose nëpërmjet konfliktit të vazhdueshëm”, tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli dhe SHBA-të bien dakord për këtë çështje.
Duke komentuar mbi breshërinë e rëndë të sulmeve të nisura sot nga forcat e armatosura izraelite kundër Hezbollahut në Liban, Netanyahu përsëriti se armëpushimi i rënë dakord nuk ka të bëjë me fushatën kundër organizatës shiite.



