Përplasje SHBA–Evropë/ Trump kërcënon tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja

Përplasje SHBA–Evropë/ Trump kërcënon tërheqjen e trupave amerikane nga Italia dhe Spanja

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Italia dhe Spanja, si pjesë e një rishikimi më të gjerë të pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë.

 

Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, Trump u shpreh se ky hap mund të merret në përgjigje të kritikave të dy vendeve ndaj politikave të SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke thënë se Italia “nuk na ka ndihmuar aspak” dhe Spanja ka qenë “shumë e ashpër” në qëndrimet e saj.

 

Sipas tij, vendimi lidhet edhe me mosmarrëveshje politike dhe ushtarake, përfshirë refuzimin e përdorimit të bazave ajrore dhe distancimin nga operacionet amerikane.

 

Italia, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, ka pasur përplasje me administratën amerikane për çështje të përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe përdorimin e infrastrukturës ushtarake.

 

 

Ndërkohë, Spanja, nën drejtimin e Pedro Sánchez, ka qenë ndër kritikët më të zëshëm të politikave ushtarake të Uashingtonit, duke shkaktuar reagime të forta nga Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy