Shërbimi Rus i Sigurisë (FSB) ka arrestuar në Moskë personin që u përpoq të vriste Vladimir Alekseyevin, numrin dy në shërbimin e inteligjencës ushtarake.
Lajmi u njoftua nga FSB, raporton TASS.
I dyshuari, Korba Lyubomir, i lindur në vitin 1960 në Rusi, u arrestua në Dubai dhe u ekstradua nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas FSB-së, i dyshuari kishte dy bashkëpunëtorë. Viktor Vasin, i arrestuar në Moskë, dhe Zinaida Serebritskaya, e cila iku në Ukrainë.



