Trump: Lufta me Iranin do fitohet shumë shpejt, çmimi i naftës do të pësojë rënie

Trump: Lufta me Iranin do fitohet shumë shpejt, çmimi i naftës do të pësojë rënie

Presidenti i SHBA Donald Trump, beson se lufta me Iranin do të fitohet “shumë shpejt”, duke pranuar gjithashtu se sulmet shtesë ushtarake përpara zgjedhjeve afatmesme janë “të mundshme”. 

 

“Mendoj se ajo që do të ndodhë është se ne do ta fitojmë këtë luftë shumë shpejt, dhe sapo ta fitojmë atë, nafta do të ulet, do të shkojë shumë poshtë, atje ku ishte para luftës,” tha Trump në turneun e golfit PGA Tour Presidents Cup, sipas FoxNews.

 

“Dhe çelësi është që Irani nuk do të ketë një armë bërthamore,” shtoi ai, duke thënë se parandalimi bërthamor ishte “çelësi i gjithë kësaj gjëje”. 

 

"Ne sigurisht po fitojmë shumë madhërishëm. Nëse shikoni ekonominë e tyre, ajo ka marrë fund. Ata nuk kanë ekonomi. Vlera e parave të tyre është, siç thonë, e pavlerë. Ne kemi inflacion. Ata kanë inflacion tani afër 300%. Dëgjova 318% që nga kjo mëngjes. 300, që do të thotë se paratë e tyre kanë mbaruar, ekonomia e tyre ka mbaruar, ushtria e tyre ka mbaruar. Ata janë në telashe”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy