Greqi/ Shqiptari i mori 15 mijë euro një polake duke e mashtruar, përfundon në polici

Greqi/ Shqiptari i mori 15 mijë euro një polake duke e mashtruar, përfundon në polici

Një rast i dyshuar për mashtrim po hetohet në Rodos, pas denoncimit të një 44-vjeçareje polake kundër një 28-vjeçari shqiptar. Gruaja pretendon se ka humbur më shumë se 15,000 euro dhe më pas është kërcënuar me foto të saj personale intime, sipas mediave greke.

 

Sipas dimokratiki.gr, 44-vjeçarja ka denoncuar se 28-vjeçari, duke përdorur ngjarje të rreme dhe duke paraqitur të dhëna të pavërteta, e ka bindur atë t'i paguante shuma parash pjesë-pjesë gjatë viteve 2023 dhe 2024, me një vlerë totale prej 15.417 eurosh.

 

Kur ajo e kuptoi, siç pretendon, se ishte mashtruar dhe i kërkoi kthimin e parave, ai dyshohet se e ka kërcënuar se do ta "shkatërronte", duke u dërguar fëmijëve të saj foto nudo të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy