“Karvani i arit ukrainas”, miliona dollarë, euro dhe flori ndalohen në Hungari (VIDEO)

“Karvani i arit ukrainas”, miliona dollarë, euro dhe flori ndalohen në Hungari (VIDEO)

Autoritetet hungareze arrestuan shtatë  ukrainas, mes tyre edhe një ish-gjeneral të inteligjencës, të cilët po transportonin 40 milionë dollarë, 35 milionë euro dhe 9 kilogramë flori nga Austria drejt Ukrainës me dy automjete të blinduara përmes territorit të Hungarisë. 

 

Administrata tatimore hungareze ka nisur një hetim për dyshime për pastrim parash, ndërsa personat e ndaluar janë dëbuar nga vendi pas ndërhyrjes së autoriteteve.

 

Sipas raportimeve, që nga muaji janar përmes Hungarisë drejt Ukrainës dyshohet se janë transportuar mbi 900 milionë dollarë, 420 milionë euro dhe 146 kilogramë ar. 

 

Lëvizja e sasive kaq të mëdha të parave dhe arit me automjete të blinduara ngre pikëpyetje serioze, pasi kjo nuk është mënyra e zakonshme e transaksioneve financiare legjitime. 

 

Autoritetet hungareze kanë nisur një hetim të thelluar për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre fondeve dhe për çfarë qëllimi synohej financimi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy