Shtetet e Bashkuara kanë kushtëzuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh me Iranin këtë të premte në Gjenevë, duke kërkuar që brenda 48 orëve Teherani të dorëzojë një propozim të detajuar për një marrëveshje bërthamore.
Sipas raportimit të Axios, administrata në Uashington pret një dokument zyrtar që përcakton qartë qëndrimin e Iranit për programin e tij bërthamor dhe kushtet për një marrëveshje të re.
Burime amerikane citojnë se kjo mund të jetë mundësia e fundit që presidenti Donald Trump është i gatshëm t’i ofrojë Teheranit përpara një përshkallëzimi të mundshëm.
Në rast dështimi, mbetet në tavolinë edhe opsioni i një operacioni të përbashkët ushtarak SHBA–Izrael, që mund të synojë strukturat më të larta të regjimit iranian.
Në këtë kontekst përmendet edhe Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, si figurë kyçe në vendimmarrjen strategjike. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj kushteve të reja.
48 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për fatin e negociatave dhe për drejtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



