Kryeministrja letoneze Evika Silinja njoftoi të enjten dorëheqjen, një zhvillim që çon në rrëzimin e koalicionit qeverisës të vendit, vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara për në tetor.
“Unë jap dorëheqjen, por nuk dorëzohem”, tha kryeministri Silinja në një fjalim televiziv.
Presidenti letonez Edgars Rinkevics , i cili sipas Kushtetutës ka autoritetin për të emëruar një kryetar të ri të qeverisë, pritet të takohet nesër, të premten, me të gjitha partitë parlamentare.
Silinia, e cila vjen nga partia e qendrës së djathtë Uniteti i Ri, humbi shumicën parlamentare të mërkurën, kur partia Progresiste e krahut të majtë njoftoi tërheqjen e mbështetjes së saj për qeverinë.
Ky zhvillim pasoi shkarkimin gjatë fundjavës, të Ministrit të Mbrojtjes, Andris Sprucs, për shkak të trajtimit të incidenteve të dronëve ukrainas që hynë në hapësirën ajrore letoneze, të cilat e kishin origjinën nga Rusia.



