Kapet “Dialli i drogës, Alejandro Arias-Monge, në një operacion të organizuar në Rio Frio, në verilindje të San Hozes.
Sipas autoriteteve Arias-Monge, 41 vjeç, u kap ditën e djeshme pas një përleshjeje një orësh që solli plagosjen e gjashtë agjentëve federalë të Kosta Rikës, njëri nga të cilët mbetet në gjendje të rëndë.
Theksojmë se vitin e kaluar Departamenti Amerikan i Shtetit kishte vendosur një shpërblim prej 500,000 dollarësh për Arias-Monge, duke e identifikuar trafikantin e dyshuar të drogës si udhëheqësin e një organizate të dhunshme kriminale.
DEA-s, Arias-Monge dhe anëtarët e sindikatës së tij dyshohet se përdorën mediat sociale për të postuar foto dhe video të dhunshme të vrasjeve për të kërcënuar popullsinë lokale.
"Djalli" ishte i kërkuar nga autoritetet për rreth 10 vjet dhe t dyshohet se ishte i fshehur në Nikaragua fqinje për një pjesë të asaj kohe.



