Mynihu bën histori/ Dominik Krause, kryebashkiaku i parë gay nga të Gjelbrit

Mynihu bën histori/ Dominik Krause, kryebashkiaku i parë gay nga të Gjelbrit

Në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Mynih, fitues është shpallur kandidati 35-vjeçar Dominik Krause nga Partia e Gjelbër, duke shënuar një moment historik për qytetin gjerman. 

 

Krause arriti të sigurojë rreth 56% të votave, duke mposhtur kryebashkiakun aktual Dieter Reiter.

 

I njohur më parë si nënkryetar i Mynihut (Second Mayor) dhe me formim në fizikë të aplikuar, Krause ka ndërtuar profilin e tij si një figurë progresiste dhe e angazhuar në politikat urbane dhe mjedisore. Me këtë fitore, ai bëhet kryebashkiaku i parë i Partisë së Gjelbër në historinë e qytetit.

 

Zgjedhja e tij ka tërhequr vëmendje të gjerë edhe për një tjetër arsye: Krause ka dalë hapur për preferencat e tij homoseksuale, duke u bërë kështu edhe kryebashkiaku i parë i tillë në Mynih. 

 

Momenti i festimit të fitores u bë viral, teksa ai dhe partneri i tij u përqafuan dhe u puthën publikisht, duke simbolizuar një mesazh të fortë për barazi dhe përfshirje në shoqëri.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy