Aeroporti i Brukselit Jugor-Charleroi, një nga aeroportet më të ngarkuara në Belgjikë dhe baza kryesore e kompanisë Ryanair, do të pezullojë plotësisht fluturimet për rreth 11 javë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2028.
Mbyllja vjen për shkak të rikonstruksionit të plotë të pistës së vetme të aeroportit, e cila konsiderohet jetike për sigurinë dhe funksionimin afatgjatë të tij.
Shqetësimi kryesor mbetet ndikimi te trafiku ajror, pasi Ryanair paralajmëron se mbyllja mund të çojë në humbjen e rreth 2 milionë vendeve për pasagjerë gjatë kësaj periudhe.
Shtojmë se projekti ka ngritur shqetësime edhe te sindikatat, të cilat druhen se trafiku i pasagjerëve mund të mos rikthehet menjëherë në nivelet para mbylljes pasi aeroporti të rihapet.



